Medikamenti përdoret për të kuruar Covid-19

Donald Trump i heq globit një prej mundësive më potenciale për kurimin nga koronavirusi. Administrata e tij ka blerë mbi 500 mijë doza të ilaçit Remdesivir. Bëhet fjalë për të vetmin ilaç që autoritetet amerikane e ka lejuar me ligj të përdoret për kurimin e të infektuarve. Kurimi për çdo pacient kushton 3 200 dollarë për 6 doza.

Duke blerë 500 mijë doza, Shtetet e Bashkuara kanë siguruar të gjithë sasinë e prodhuar nga firma farmaceutike amerikane Gillead për Korrikun dhe 90% të prodhimit për Gushtin dhe Shtatorin. Ndërsa për vende të tjera të botës, ky ilaç nuk do të jetë i disponueshëm për këto muaj. Vendimi vjen kur niveli i infektimeve në SHBA ka arritur rekord absolut, mbi 40 mijë persona në ditë.

Remdesivir është një ilaç i prodhuar kundër Ebolës, por që dështoi në testet klinike. Administrata amerikane vendosi ta testojë gjerësisht tek të infektuarit me koronavirus duke nisur nga fundi i Prillit. Ekspertët e shëndetësisë në SHBA thonë se ky ilaç ka qenë tepër rezultativ në kurimin e shpejtë të pacientëve. Edhe në Kinë, Remdesivir ka gjetur përdorim të gjerë për kundër Covid-19. Megjithatë, mjekët në disa vende të botës thonë se Remdesivir ka shfaqur efekte të rënda anësore.

Tv Klan