Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i shtetit kosovar, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se në takim u bisedua për aktualitetin politik në Kosovë, Shqipëri e rajon.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”,

shkruajti Presidenti Thaçi.

Takimi mes palëve mësohet se u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë. 

/tvklan.al