Opinion-Publikimi i video-skanadalit të ish-ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango ka rihapur debatin debatin lidhur me të drejtën e medias dhe privatësinë.

Dhe pikërisht e drejta e medias dhe privatësia është një ndër temat më të diskutuara që prej javës së kaluar. Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Aleksandër Frangaj, Mustafa Nano, Erion Veliaj, Mesila Doda, Edi Paloka, Mentor Nazarko.

“Unë mendoj se hyrja në shtëpinë e kujtdo qytetari të këtij vendi, regjistrimi në mënyrë të fshehtë dhe transmetimi i filmimeve pa lejen e tij përbën vepër penale. Kodi penal i Republikës së Shqipërisë konsideron vepër penale regjistrimin pa lejen e personit jo vetëm në shtëpi, por kudo”, tha Frangaj.

“Nëse flasim në parim dënohet nga Kodi Penal edhe moskallëzimi ose mosdenoncimi i krimit. Nëse kjo shkelje nuk do të denoncohej edhe nga Fiksi që i ka pasur materialet përbën vepër penale. Në këtë rast kemi të bëjmë me akt korruptiv. Berisha për këtë arsye e shkarkoi dhe jo se u mërzit për dashnoret e Pangos. Ai në vend të parave merrte seks, në këtë rast valuta ishte mishi i asaj vajze dhe jo paratë kesh që jepen rëndomë për një vend pune. Këtu disa e paguajnë vendin e punës dhe të tjerë e “pangojnë””, tha Veliaj./tvklan.al  

Të ftuar: Aleksandër Frangaj drejtues i Tv Klan, Mustafa Nano gazetar, Erion Veliaj drejtues i G99, Mesila Doda kryetare e KKRT, Edi Paloka deputet i PD, Mentor Nazarko analist dhe në lidhje direkte analisti Berat Buzhala.