Real Madrid ka hedhur një hap përpara në garën për titullin kampion të La Liga. Los Blancos fituan 1-0 ndaj Getafe takimin e radhës dhe 5 javë nga fundi, distance me Barcelonën ndjekëse shkon në +4. Goli i vetëm i takimit erdhi nga i përhershmi tashmë, Sergio Ramos me penallti. Fitore që mban lart moralin e skuadrës, që prekjen e titullit e ka thuajse të hipotekuar.

“Janë tre pikë shumë të rëndësishme. Duhet të fitonim dhe asgjë më shumë. Për ne asgjë nuk ndryshon. Kanë mbetur edhe pesë finale. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Jemi të lumtur, krenarë për ekipin për përpjekjen dhe solidaritetin që po tregojmë. Është një gjë shumë e mirë.


Në favor të Realit vjen edhe kalendari! Mbretërorët i presin “5 finale” deri në fitimin e titullit që do të ishte i 34 në historinë e tyre. Atletik Bilbao është provimi i parë i djemve të drejtuar nga Zinedine Zidane, ndërkohë që Barcelonën e pret një tjetër duel “zjarri” përballë Vijarealit.

Dy kundërshtarë që aspirojnë Europën në sezonin e ardhshëm, megjithatë Real mund të jetë i kënaqur edhe me një barazim. Në javët e ardhshme, Real do të masë forcat me skuadra të mesit të tabelës, si Alaves, Granada, Vijareal dhe skuadra e parafundit momentalisht në klasifikim, Leganes. Nga ana tjetër, Barcelona luan derbin e qytetit përballë Espanjol, ndaj Valladolid, Osasunës dhe Alaves.  

Klan Plus