Reperi Travis Scott një ditë më parë fryu plot 28 qirinj, por dhurata që i bëri vetes mbante një shifër marramendëse. Scott ka harxhuar plot 3 milionë dollarë për të blerë një Buggati, e cila mori të gjithë vëmendjen.

Reperi gjithmonë në çdo ditëlindje nuk është kursyer aspak për t’ia bërë qejfin vetes duke shpenzuar miliona për të blerë makina , veshje , unazë etj.

Në këtë ditëlindje dalloi edhe urimi i miliarderes Kylie Jenner e cila e konsideroi Travis si dhuratën më të mirë për të voglën Stormi. Në shtëpinë e re të Kylie-t u mbajt një festë për ditëlindjen e reperit, ku u mblodhën të afërm dhe miq për ta festuar këtë ditë.

Klan Plus