Ditën e djeshme ka ardhur në jetë vajza e reperit të njohur MC Kresha dhe bashkëshortes së tij, Erzina.

Lajmi është bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale nga babai i Erzinës, i cili ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes.

“Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta jote qoftë e uruar nga Zoti, vetëm me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin,” ka shkruar ai.

Çifti janë martuar në vitin 2019 në një ceremoni private mes familjarëve dhe miqve. /tvklan.al