Ndalohet lëvizja nga ora 22:00-06:00

Prej së mërkurës, Shqipëria do t’i rikthehet orës policore. Vendimi për masat shtrënguese u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. Masat përfshijnë kufizimin e lëvizjes gjatë orëve të natës dhe mbylljen e aktiviteteve.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00-06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve-restoranteve nga ora 22:00-06:00 (përveç shërbimit delivery”.”

Bazuar në numrin e infektimeve 2 javore, ekspertët e shëndetësisë kanë klasifikuar zonat e vendit në të kuqe, portokalli dhe të verdhë, sipas shkallës së përhapjes së virusit.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për fluksin në Urgjencën e Spitalit Infektiv. Ai tha se pritja e pacientëve në autoambulanca nuk vjen nga mungesa e shtretërve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se do të futet në përdorim testi i shpejtë që do të kryhet pranë poliklinikave dhe se përgjigjet për tamponët PCR do të merren brenda 72 orëve.

Tv Klan