Juventusi i Allegri mposht Monza, fiton trofeun “Luigi Berlusconi”

Në një mbrëmje spektakli, Juventusi i Massimiliano Allegrit, me mungesa të Cristiano Ronaldo e Paulo Dybala është kthyer te fitorja e një trofeu, ndoshta të parëndësishëm, por mjaft domethënës.

Trofeu “Luigi Berlusconi”, në nder të babait të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi shkoi në duart e bardhezinjve. Berlusconi, tashmë President i Monza e riktheu garën pas 6 vitesh mungesë, ku përballë skuadrës së tij vendosi torinezët, të cilët triumfuan me shifrat 2-1.

Ranochia e Kulusevski ishin autorët e golave për bardhezinjtë, që pavarësisht fitores nuk shkëlqyen në fushë, kjo e ndikuar edhe nga zëvendësimet dhe prurjet e reja në skuadër.

Mes të aktivizuarve ishte edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Albian Hajdari. Goli i vetëm për Monzën mban firmën e D’Alesandro, por që gjithsesi, nuk arriti të prish festën e Juventus, që bën pronë të saj trofeun Berlusconi në edicionin e 25-të në histori.

Klan News