Al Pacino do të rikthehet në skenë me një rol të ri nga veprat e Shekspirit. Pasi interpretoi në vitin 2004, rolin e Shylock  në veprën “Merchant of Venice”, këtë herë do të ketë rolin e Mbretit Lir, në veprën me të njëjtin emër.

78-vjeçari njihet për rolet e tij të veçanta si në filmin “Kumbari” dhe “Scarface”, padyshim që roli i Mbretit Lir është një nga rolet që të gjithë e dëshirojnë.

Michael Radford do të jetë regjisori.  Ai u shpreh se prek kohësh mendonte të realizonte film veprën me të njëjtin titull. Radford tha Al Pacino, një aktor i jashtëzakonshëm, padyshim që do të japë shpirtin në çdo skenë të filmit.

Ndërkohë producenti i filmit tha se çdo gjë do të jetë si në veprën origjinale, por sa më realiste. Ndërsa mësohet se xhirimet do të nisin në vjeshtën 2019 dhe do të zhvillohen në Britaninë e Madhe.

Klan Plus