Komisioni Europian do të monitorojë shtetet anëtare që shesin nënshtetësinë nëpërmjet të ashtuquajturave “pasaporta të arta” biznesmenëve nga shtetet jashtë BE-se duke u vënë kusht investime të mëdha financiare në këto shtete.

Me këto dokumenta sipas Brukselit po abuzohet për evazion fiskal dhe pastrim parash, pasi këtyre biznesmenëve u mundësohet lëvizja në pothuajse të gjitha shtetet e BE-së dhe qasja në tregun e lirë.

20 shtete të BE-së kanë skema të tilla. Shuma që duhet investuar për të pasur të drejta të vendbanimit varion duke filluar me 13,500 Euro në Kroaci e deri në mbi 5 milionë Euro në Luksemburg e Sllovaki.

Klan Plus