Rita Ora dy ditë më parë ka publikuar albumin e saj të ri “Phoenix”, i cili u prit shumë mirë nga publiku. Ende pa u bërë 24 orë, albumi u rëndit i pari në tabelën botërore të iTunes. Ndërsa sot Rita në platformën “Spotify”, ka kaluar në renditje shqiptaren tjetër, Dua Lipën.

Shumë kush mund të mendojë se ky sukses i Ritës do gëzojë Duan, por e ka gabim. Vajzat nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra–tjetrën, aq sa kjo gjë ka ndikuar dhe tek familjet e tyre. Duke se çështjet personale  po ndikojnë dhe në fushën e muzikës. Shqiptaret asnjëherë nuk janë parë në praninë e njëra-tjetrës dhe nuk flasin farë për njëra-tjetrën, si të mos ekzistonin.

E vetmja urë lidhëse është Bebe Rexha, e cila shpeshherë është vënë në shënjestër për shoqërinë që u ofron vajzave. Vetëm para pak kohësh Bebe u akuzua se po shpenzon shumë kohë me Duan dhe ka lënë në hije shoqërinë me Ritën.

Tv Klan