Këngëtarja Rita Ora është duke pushuar në Greqi me miqtë dhe të dashurin Romain Gavras pas pushimeve në Ibiza.

Mësohet se bukuroshja me origjinë shqiptare është ndalur në Korfuz. Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale duke rrituar akoma më shumë temperaturat në ishullin grek.

29-vjeçarja duket e mahnitshme me bikinit ngjyrë të bardhë që ka zgjedhur të veshë.

“Jam shumë mirënjohëse që do të kaloj kohë me miqtë dhe familjen këto kohë”, shkruante Rita, ndërsa më tej pyeste fansat se për çfarë janë ata mirënjohës në jetë./tvklan.al