Modelja Jordyn Woods është siguruar që sytë të drejtohen drejt saj gjatë një eventi në Hollywood të enjten. 23-vjeçarja i la pak vend imagjinatës pasi u shfaq me një fustan të tejdukshëm ngjyrë rozë.

Woods nuk kishte veshur reçipeta dhe nxori  në pah hiret e saj të bukura. Ish-shoqja e Kylie Jenner dukej e mrekullueshme me veshjen dhe qëndrimin e saj elegant në organizimin e PrettyLittleThing.  

Ajo kishte flokët të ndara në mes, lëshuar mbi shpatullat e saj të zhveshura dhe mbante një maskë me diamante me mbishkrimin “PrettyLittleThing x Jordyn Woods”.

Kjo zgjedhje e saj për maskën vjen nga bashkëpunimi që ajo ka bërë kohët e fundit me shtëpinë e modës “PrettyLittleThing”, për koleksionin e saj personal të veshjeve./tvklan.al