Javën e ardhshme mblidhet grupi i punës

Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese në RMV do të takohet javën e ardhshme. Zv/Ministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska-Madiç, theksoi se me Ministrin Lloga nuk do të përzihen në vendimet që do të miratohen.

“Ministria e Drejtësisë, nuk do të përzihet në pjesën e procedurës për shkak se atje ka ekspertë, profesionistë, që më së miri do ta përfundojnë punën”

Janë 13 përfaqësues nga partitë politike dhe institucionet në grupin e punës që do të punojnë për ndryshimet kushtetuese, me të cilët bullgarët duhet të futen në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

VMRO-DPMNE-ja nuk ka emëruar përfaqësues në këtë grup pune. Por Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, gjatë intervistës për Televizionin publik në Gjuhën Shqipe, ka theksuar se qeveria tashmë ka biseduar me disa deputetë të opozitës dhe se në mesin e tyre ka të tillë që mbështesin, siç thotë, frymën pro-evropiane dhe progresin e vendit.

Zv/Kryeministri Grubi ka shtuar se në mesin e opozitës ka të tillë që nuk pajtohen me udhëheqjen aktuale të VMRO-DPMNE-së. Ai vlerëson se do t’i kenë votat e nevojshme për shumicën e domosdoshme për hapjen e Kushtetutës.

Tv Klan