Nuk kanë asnjë kushte jetese, pavarësisht se për ta janë dhënë miliona euro

Në Europën Qendrore dhe Juglindore jetojnë qindra mijëra romë në lagjet më të varfra të këtyre vendeve. Këtu po përgatitet katastrofa e koronës.

Por në vend që t’i ndihmojnë qeveritë po angazhojnë policinë. Shumica e romëve jetojnë në kushte të mjerueshme pa mundësi higjienike. Nga ana tjetër, ata nuk mund të ushtrojnë si më parë punët në të zezë që bënin, si mbledhjen e mbeturinave apo plastikës, tregtinë në rrugë me artikuj ushqimorë apo shitjen e luleve.

Disa vende si Sllovakia, Rumania, krahas kufizimeve të përgjithshëm, kanë marrë disa masa shtesë për zonat ku jetojnë romët. Ata po detyrohen të futen në karantinë dhe izolohen me forcë nga policia. 

Politikanët ekstremistë dhe nacionalistë në Europën Qendrore dhe Juglindore po e përdorin krizën e koronës aktualisht, me qëllim që t‘i legjitimojnë pozicionet e tyre raciste.

Në Europë jetojnë afër 10-12 milionë romë, ndërsa gati gjysma e tyre jeton në Çeki, Hungari, Rumani, Bullgari, Serbi, Maqedoni e Veriut. E përbashkëta e këtyre zonave është që njerëzit aty jetojnë me shumicë në hapësira të ngushta.

Shumë familje, ku shpesh banojnë tre gjenerata bashkë, kanë vetëm një ose dy dhoma për të banuar. Përveç disa çezmave jashtë në rrugë, në këto zona nuk ka ujë të rrjedhshëm në shtëpi apo kanalizime.

Këto janë kushte ideale për përhapjen e sëmundjes së shkaktuar nga Covid-19. Në Rumani dhe Bullgari disa zona me romë janë izoluar me xhandarë dhe polici, për shkak se shumë banorë janë kthyer nga vende të tjera këto kohë, dhe me gjasë kanë shkelur masivisht rregullat e karantinës.

Përtej masave policore dhe praninë e ushtarëve, romët e varfër e të rrezikuar marrin vetëm në raste të veçanta ndihmë nga shteti. Për këtë shtresë Bashkimi Europian shpesh ka akorduar miliona euro për t’i sistemuar dhe për t’i inkuadruar në shoqëri.

Por asnjë prej qeverive në vendet e sipërpërmendura, përfshirë këtu edhe Shqipërinë fondet e dhëna për ta nuk i kanë destinuar tek romët.

Klan Plus