Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 219 qytetarë, në këto bashki: 143 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Fier, 9 në Lezhë, nga 5 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë, 3 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.

Janë 829 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,337 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al