Rritet numri i të shtuarve në spital me Covid-19. Televizioni Klan mëson se në dy spitalet Covid, numri i pacientëve ka arritur në 125, nga 114 të një ditë më parë.

Janë rritur edhe pacientët në terapi intensive, në 23 nga 19 që ishin një ditë më parë dhe i të intubuarve, në 7 nga 3 që ishin një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë pritet të bëjë një përditësim të këtyre të dhënave në orën 16:00.

Tv Klan