Martesat shqiptare dje dhe sot, si kane ndryshuar.

Në pjesën e parë të emisionit do të fokusohemi në një temë mjaft interesante ku do të diskutojmë rreth martesës, padyshim një nga vendimet më të rëndësishme në jetë. Megjithatë ashtu si çdo gjë ndryshon edhe shumë aspekte lidhur me martesën duket se ndryshuar me kalimin e kohës me evolimin e shoqërisë. Duket se sa më shumë koha kalon aq më shumë martesat nuk i ngjajnë njëra-tjetrës e aq me pak brezave. Martesa e prindërve tanë ngjan pak me atë të prindërve të tyre, e ndërkohë martesat e ditëve të sotme janë shumë larg atyre të prindërve tanë.

Ja sekretet e nje martese jetegjate dhe te suksesshme.

Ndërkohë sjellim sot disa pika të publikuara nga media të ndryshme botërore në të cilat terapistë të ndryshëm të huaj sjellin disa sugjerime për një martesë të lumtur. I shohim dhe I komentojmë nëse jeni dakord edhe ju?

Trajtimi i nishaneve dhe kancerit te lekures pa bisturi.

Në pjesën e tretë të emisionit do të flasim lidhur me temën e shëndetit si dhe për një klinikë të njohur në Tiranë, e cila tashmë prej 7 vitesh operon përmes mjekësisë alternative pa bisturi lidhur me kancerin e lëkurës dhe nishaneve.

Bëhet fjalë për klinikën Stroka dhe sot do të flasim pikërisht me doktoreshën e kësaj klinike, Afërdita Stroka, e cila së bashku me të atin mjekun me eksperiencë mbi 40-vjeçare Laver Stroka lidhur me disa raste specifike të kuruara me sukses në këtë klinikë përmes mjekësisë alternative dhe pa bisturi. Gjithashtu pak ditë më parë doktoresha Stroka së basku me babain e saj doktorin e njohur Laver Stroka ka publikuar botimin e tyre më të ri me titull “Trajtimi standard dhe alternativ i sëmundjeve”. Një libër që synon të shërbejë si një guidë për të apasionuarit pas mjekësisë alternative, studentët e mjekësisë, mjekët e rinj etj.