Art ne kohen e korones dhe best of!

Përshëndetje! Vazhdojmë të jemi në këtë ambjent të mrekullueshëm në kopshtin e Bar/Restorant “Vila 26 Vishnje”. Ashtu siç edhe ka ndodhur gjatë kësaj jave, edhe sot do të kujtojmë momentet më të bukura të programit, por do ta ndërthurim edhe me bisedën me miq. E ftuara për sot është aktorja Suela Bako, e cila do të na tregoj edhe për një çmim të rëndësishëm që ka marrë…

 Aktorja Suela Bako ka përfunduar studimet e larta për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë. Gjithashtu  ka përfunduar masterin në regjinë e filmit dhe televizionit, në Universitetin e Arteve në Tiranë. Ajo ka qenë regjisore  e filmit me metrazh të shkurtër si “Mëngë Këmishe”. Ka patur shumë role në teatër, ku në dramën “Tri gratë dhe Misugi” ka qenë dhe aktore dhe regjisore.

Me filmin “Bloodlands” aktorja shqiptare Suela Bako ka arritur të rrëmbejë çmimin e aktores më të mirë në “Nashville Film Festival” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me rolin e Shpresës në filmin e zhanrit horror “Bloodlands”.

Gjatë kohës së pandemisë regjisorja dhe aktorja shqiptare, Suela Bako, ka “rrëmbyer” çmimin e parë në festivalin e filmit në Qipro për  projektin filmik “The Three of Us”.

Aktorja dhe regjisorja Suela Bako është prej vitesh e martuar me aktorin Romir Zalla dhe së bashku kanë dy fëmijë Kaltrin dhe Hermes.

 Sapo ka marre regjine e nje skenari filmi te shkurter nga Bujar Alimani dhe producente Tefta Bejko, me shtepi prodhimj te 90 production, financuar nga Qendra Kombetare Kinematigrafike

Fiton cmimin e pare ne Qipro, Suela Bako rrefen emocionet dhe best of!

Se shpejti, dy filma nga regjisorja Suela Bako dhe best of!