Poeti Elhaid Cufi, fenomeni i rrjeteve sociale.

Në këtë pjesë do të kemi të ftuar një poet shumë të veçantë, i cili dhe pse i ri në moshë është kthyer në fenomen në rrjetet sociale me poezitë e tij interesante dhe mjaft të pëlqyera. Ai ka nisur të shkruajë poezi që në moshën 13 vjeçare, por kur ishte 18 vjeç e kuptoi se kjo gjë ishte vërtet ajo që donte, të shkruajë. Sot ai është 28 vjeç dhe ka botuar librin e tij të parë “I varfën me zemër t’pasun”, një libër i cili i solli atij shumë sukses.

“Kjo do te jete java me e ftohte e 2021-shit”.

Do ta nisim sot programin me temën e motit, sepse mesa duket temperaturat do të ulen në fundjavë dhe do të shkojnë në vlera nën 0 gradë celcius. Ngrica dhe temperatura minus, çfarë parashikohet të ndodhë në fundjavë me motin, ku duhet bërë më shumë kujdes?

Pushimet e komentuara te Roza Latit në Dubai.

Nga i ftohti i Tiranës, do të sjellim në këtë pjesë të parë të nxehtin e Dubait me disa foto të Roza Latit, e cila ka kaluar disa ditë pushime në Dubai, të cilin duket se e ka shijuar pafund, por nuk ju ka shpëtuar dot as rrymës së komenteve të shumta për këtë udhëtim nga ndjekësit e saj.

Quiz-i/ Sa fasule jane ne kuti.

Në këtë pjesë të tretë do të zhvillojmë quiz-in telefonik. Do ta nisim lojën me shifrën 50 000 lekë. Numri është 4 shifror, nese arrini te gjeni sa fasule ka në kuti do ti fitoni, nëse jo, shumës do t`I shtohet pas cdo telefonate 5000 lekë deri sa të kemi fituesin…

Numrin e parë e kemi zbuluar javën e kaluar dhe është 2…