Skandali Russia Gate çoi përpara komisionit hetimor të Kongresit edhe prokurorin e përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions, i cili akuzohet se ka pasur lidhje me zyrtarë rusë, të cilët kanë manipuluar zgjedhjet e fundit presidenciale në favor të Donald Trump.

Kryeprokurori mohoi kategorikisht lidhjet me Moskë. “

Idea se unë kam bashkëpunuar në fshehtësi me Rusinë, për të goditur këtë vend të cilit i kam shërbyer për 35 vjet, është një gënjeshtër e urryeshme”,

tha Sessions.

Prokurori i Përgjithëshëm akuzohet se ka pasur një takim privat me ambasadorin rus në SHBA, Sergei Kisliak. Dëshmia e tij vjen pas asaj të ish-shefit të FBI-së James Comey, i cili u shpreh i bindur se Moska ka ndërhyrë në zgjedhje dhe se ai ishte shkarkuar nga Tramp pikërisht për këtë hetim.

Tv Klan