Akademiku

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka akorduar nënshtetësinë shqiptare shkrimtarit dhe studiuesit nga Kosova, Sabri Hamiti.

Kreu i shtetit në vlerësimin e tij për këtë figurë tha se me këtë akt nuk po kërkonte t’ia merrte Kosovës por simbolikisht t’ia jepte të gjithë shqiptarëve.

Për veprat dhe veprimtarinë e tij, Nishani e cilësoi Sabri Hamitin si një prej rilindasve modernë shqiptarë.

Vetë studiuesi dhe shkrimtari Hamiti, i cili është njëkohësisht edhe Nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, duke e konsideruar nënshtetësinë shqiptare si nderimin më të madh që ka marrë tha se të gjithë duhet të kontribuojnë që Shqipëria të jetë edhe politikisht pjesë e Europës së bashkuar.

Sabri Hamiti në krijimtarinë e tij numëron rreth 12 vëllime poetike, 4 drama, 1 roman dhe 1 numër të madh esesh, kritikash dhe studimesh të ndryshme, veçanërisht kushtuar gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Tv Klan