Këngëtari i njohur do të bëhet së shpejti baba. Ed Sheeran dhe bashkëshortja Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti e ka kaluar pjesën më të madhe të vitit në izolim për shkak të pandemisë, çka i ka lejuar ta mbajnë shtatzëninë të fshehtë.

Sipas The Sun, Cherry është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritet të lindë në fund të verës. “Izolimi ishte një justifikim shumë i mirë për ta. Por duke qenë se dita e lindjes po afrohet, ekzaltimi shtohet dhe çifti ka vendosur t’i tregojë familjes dhe miqve të tyre të afërt”.

Këngëtari deklaroi në Dhjetor të vitit të shkuar se do të shkëputej për pak kohë nga turet dhe rrjetet sociale për t’u qetësuar. Ai tha se do të rikthehej me muzikë të re kur të jetë koha e duhur dhe të ketë jetuar akoma në mënyrë që të ketë për çfarë të shkruajë./tvklan.al