Nuk ka shumë kohë që ka dalë në treg, por albumi i këngëtares me origjinë shqiptare Ava Max “Heaven and Hell” po korr shumë sukses. Në vetëm 2 javë ky album renditet në krye të klasifikimeve të Spotify duke lënë pas emra të tjerë të muzikës ndërkombëtare duke tejkaluar 2 miliardë dëgjime në këtë platformë muzikore.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka bërë të ditur këtë gjë, duke shpërndarë një postim ku falenderon të gjithë fansat që kanë dëgjuar këngët e saj. “Heaven and Hell” ndahet në tre pjesë Parajsa, Purgatori dhe Ferri dhe përfshin plot 15 këngë , përfshirë këtu “Sweet but Psycho” që numëron mbi 619 milion klikime, “So Am I”, “Torn”,  “OMG Ëhat’s Happening” që për momentin është vetëm në verson audio etj.

Përpara se ky album të publikohej Ava Max publikoi këngën “Naked” që do të thotë e zhveshur. Në vetëm 3 javë kjo këngë numëron mbi 3.6 milionë klikime në Youtube. Kështu “Heaven and Hell” është aktualisht albumi i tretë më i dëgjuar nga një artiste femër.

Klan Plus