Atalanta dhe Juventus zbresin në fushë

Në Itali nisin stërvitjet individuale të futbollistëve në klubet e Serie A. Pamjet e para vijnë nga ekipi i Atalantas. Sikurse shihet, futbollistët janë fare pak në stërvitje dhe në distancë me njëri-tjetrin, teksa po aplikojnë vetëm vrapime për të nisur rikthimin e formës fizike.

E njëjta gjë edhe nga Juventus. Dy futbollistë në fushë në çdo seancë stërvitore. Janë ushtruar edhe të gjithë futbollistët e tjerë që ndodheshin në territor italian. Futbollistët që do të rikthehen nga vendet e tyre do t’i nënshtrohen karantinës.

Tek Inter presin përgjigjet e analizave dhe asnjë lojtar nuk ka dalë në stërvitje. Për rifillimin e Serie A në Itali do të ketë një vendim brenda 10 Majit. Kjo është deklarata e Kryeministrit italian Giuseppe Conte. Do të ketë edhe një mbledhje të përbashkët me të gjithë aktorët e futbollit për të dalë në një përfundim konkret. Ende në tryezë janë 3 data për rifillimin e Serie A.

13, 20 dhe 27 Qershori janë datat më të lakuara për të rifilluar futbolli në Itali. Nëse nuk rifillon më 27 Qershor, atëherë me siguri sezoni aktual mbyllet në tavolinë dhe federata do të japë verdiktet sipas udhëzimeve të UEFA-s.

Tv Klan