Gurë ndaj policisë dhe disa institucioneve

Mbrëmjen e kësaj të enjteje Tirana u kthye në një arenë lufte. Protestuesit dhe forcat e policisë lëvizën nëpër institucione dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit, çka solli disa herë përballje mes tyre.  

Protesta e dytë e thirrur për Klodian Rashën nisi mes thirrjesh dhe sendeve të forta në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Tentativa e protestuesve për të çarë rrethimin solli edhe përballjen e parë me policinë.

Gazi lotësjellës i zbrapsi protestuesit që aty, që e shtrinë revoltën e tyre në të tjera institucione. Përballja në Kryeministri nuk zgjati shumë pasi gazi lotsjellës e shpërdau sërish turmën.

Në zonën e ish-bllokut dhe në Bulevardin Zhan Dark protestuesit dogjën kazanët e mbeturinave.

Tabelat e qarkullimit rrugor dhe semaforët u dëmtuan. Trafiku i makinave u shtri në disa kilometra.

Sheshi Skënderbej u shndërrua më arenë përplasjes mes protestuesve dhe doracëve të policisë. Një pjesë e protestuesve dëmtuan xhamat e Muzeut Kombëtar.

Teatri i Operas dhe i Baletit pati të njëjtin fat. Kjo ishte pamja e Selisë së Partisë Socialiste.

Pas këtyre përplasjeve nisën shoqërimet. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndaluan persona që kundërshtonin.

Orët e protestës i përballën shumë herë protestuesit dhe forcat e policisë, në institucione, në rrugë dhe në sheshe. Vala e zemërimit për vrasjen e Klodianit solli jo vetëm thirrje, por edhe gurë e sende të forta në drejtim të policisë, ndërsa nga këta te fundit shumë gaz lotsjellës. Po tani që ora shënon 21:00 gjithçka ka mbaruar.

Përplasjet u shtrinë në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës. Nga gurët dhe sendet e forta u panë efektivë të policisë të lënduar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 2 qytetarë dhe 5 policë i janë drejtuar Spitalit të Traumës për shkak të plagëve të marra.

Tv Klan