Një tjetër shqiptar, përsëri rekord! Mesfushori Xherdan Shaqiri bëhet zyrtarisht lojtari i parë në futboll që ka shënuar në 3 Europianët e 3 Botërorët e fundit.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-507.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-504.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-503.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/shaqiri1.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/shaqiri3.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/scotland_v_switzerland_group_a_-_uefa_euro_2024-1.webp)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/scotland_v_switzerland_group_a_-_uefa_euro_2024.webp)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/scotland_v_switzerland_group_a_-_uefa_euro_2024-2-1.jpeg)
Kombëtarja e tij Zvicra e ka nisur mbarë Euro 2024, me një fitore bindëse 3 me 1 ndaj Hungarisë, ndërkohë që Skocia pësoi plot 5 gola prej gjermanëve.
Goli i tij sonte ndaj Skocisë, e bëri ish-futbollistin e Liverpool që të “mposhtë” Cristiano Ronaldon. Ylli botëror ka shënuar në pesë turnetë e fundit, por nuk ka mundur ta gjejë rrjetën në fitoren e Portugalisë ndaj Republikës Çeke të martën.
Shaqiri ka shënuar plot 32 gola për Zvicrën dhe e ka përfaqësuar kombin në 4 Kupa Botërore dhe 3 Kampionate Evropiane.
/tvklan.al