Masa e fundit vjen pasi kleriku i ashpër anti-perëndimor Ebrahim Raisi u zgjodh President

Media iraniane konfirmoi se një numër faqesh në internet të lidhura me Agjencinë Shtetërore të Lajmeve u bllokuan nga qeveria amerikane pa ndonjë arsyetim ose shpjegim të qartë.

Ato përfshijnë “Press TV” dhe “al-Masirah TV”, të drejtuar nga lëvizja rebele Houthi e lidhur me Iranin në Jemen. Lëvizja Houthi e Jemenit konfirmoi se faqja e saj në almasirah.net ishte bllokuar. Irani mbështet Houthët, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit Perëndimor, por mohon se u siguron atyre armë.

Kjo vjen në mes të tensioneve të rritura midis SHBA-së dhe Iranit mbi marrëveshjen e re bërthamore. Masa e fundit vjen disa ditë pasi kleriku i ashpër anti-perëndimor Ebrahim Raisi u zgjodh President i Republikës Islamike .

SHBA dhe Irani kanë qenë prej kohësh armiq, por marrëdhëniet janë përkeqësuar që nga viti 2018, kur Presidenti i i SHBA Donald Trump braktisi një marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet ekonomike. 

Departamenti i Drejtësisë i SHBA bëri të ditur se 33 faqe në internet të drejtuara nga Unioni Islamik i Radios dhe Televizionit Islamik  dhe tre të tjera të drejtuara nga milicia e mbështetur nga Irani Kataib Hezbollah në Irak u bllokuan. Në mesazhet që shfaqeshin në faqet thuhej se ato ishin “bllokuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në përputhje me një urdhër konfiskimi“, një bllokim që u bë në bashkëpunim me FBI-në dhe Byronë e Industrisë dhe Sigurisë të Departamentit të Tregtisë.

Klan News