Rriten sërish tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Administrata Trump lajmëroi se do të shpallë Forcat Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste. Bëhet fjalë për herën e parë që një forcë kombëtare do të konsiderohet si organizatë terroriste.

Nuk vonoi kundërpërgjigjia e Teheranit që e konsideroi një provokim të rëndë lëvizjen e amerikanëve.

Nëse SHBA-të ndërmarrin një hap të tillë, ne do të përfshijmë ushtrinë amerikane në listën e organizatave terroriste njësoj si ISIS, paralajmëruan autoritetet iraniane.

Në një forum kundër terrorizmit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e cilësoi Iranin si rrezikun më të madh që i kanoset stabilitetit të Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Teheranit, pas largimit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Presidenti Donald Trump ka akuzuar autoritetet iraniane se e kanë shkelur disa herë atë.

Tv Klan