Dy taksistë janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një debati që patën mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë rreth orës 14:00 në lagjen “24 Maji”. Sipas informacioneve paraprake, nga sherri mes tyre mbeti i dëmtuar me kaçavidë 44-vjeçari me iniciale K.B.

Ai u dërgua në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i plagosjes është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. /tvklan.al