shtepia-norvegji

Familja e Michael Schumacher ka shitur shtëpinë e pushimeve në mal për 2 milionë paund ndërsa ylli i Formula 1 vazhdon të rikuperohet nga dëmtimet e rënda që mori pas rrëzimit duke bërë ski.

Shitja e kësaj prone me vendndodhje në veri të Oslos, Norvegji, vjen pasi familja e tij kishte deklaruar më parë se po planifikonin ndërtimin e një “spitali” personal për kurimin e Schumacher, me vlerë prej 10 milionë paund në shtëpinë e tij në Zvicër.

Siç raporton Dailymail, 46 – vjeçari e kishte blerë këtë shtëpi në vitin 1990 dhe e përdorte për pushime me familjen, kryesisht për të bërë ski.

schumi1

Ish – kampioni i botës që prej muajit Shtator të vitit të shkuar po kurohet në shtëpinë e tij në Gjenevë, ndërsa sipas mjekëve, do të duhen të paktën 3 vjet për rikuperimin e plotë tij.

Michael Schumacher pësoi dëmtime të rënda në tru në Dhjetor të 2013 – ës, pasi u rrëzua teksa bënte ski në Alpet e Francës.

tvklan.al