Në aeroportin e Rinasit janë riatdhesuar 25 shqiptarë pasi kishin shkelur rregullat e hapësirën Schengen në vendet e Bashkimit Europian.
Ndër shqiptarët e riatdhesuar janë edhe ata që kishin kërkuar azil.Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet.
Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe përgjatë muajve Shtator, tetor dhe Nëntor. /tvklan.al