Një shumë parash të padeklaruara janë sekuestruar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Rinasit. Paratë i janë sekuestruar një 43-vjeçari me iniciale B.M. nga Elbasani. Bëhet fjalë për një shumë parash prej 20.240 Paund.

Shuma e parave  u bllokua gjatë hyrjes në Shqipëri të 43-vjeçarit, të cilat i mbante në çantën e shpinës.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë për “mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”. /tvklan.al