Nëse menduat se Shkodra Elektronike do të ndalej me ‘pushtimin’ e Eurovision, e kishit gabim. Pasi i vunë “zjermin” skenës, ata po përgatiten të shndrisin sërish.

Dyshja ka ndarë një lajm të gëzuar në rrjetet sociale ku kanë zbuluar se më 23 maj do të publikojnë albumin e tyre. Titulli përkon më së miri me performancën dhe përfaqësimin që Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përçuan, “Shndrit”.

“Pse do të vazhdojmë me shndrit”, shkruajnë ata në video.

Albumi do të jetë një EP, pra një version më i shkurtër, zakonisht me 5-6 këngë.

Kujtojmë që më 19 maj, në programin “Rudina” në Tv Klan, Olti Curri sugjeroi se një nga lëvizjet më të mira për dyshen e Shkodrës Elektronike në këtë moment do të ishte publikimi i një kënge në versionin anglisht.

Epo duket se dy artistët kanë dashur t’i surprizojnë edhe më shumë admiruesit e tyre, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë një këngë në gjuhë të huaj apo do të ruajnë dialektin gegë në tekstet e tyre./tvklan.al