Nis me 1 Tetor deri në Prill 2023

Në Maqedoninë e Veriut skadon dita e fundit për votimin e vazhdimit të situatës së krizës për t`u përballur me krizën energjetike. Nëse votohet nga deputetët situata e krizës nis më 1 Tetor për të vazhduar deri në Prill të vitit 2023.

Propozimi është në seancë plenare pasi dje kaloi në Komisionin parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri e më pas edhe Komisionin Ligjvënës – Juridik.

Opozita thotë se do të mbështesë propozimin edhe pse gjatë periudhës së kaluar në debatet e Komisioneve insistonte për përgjigje nga Qeveria për situatën momentale me emergjencat dhe për mënyrat se si do të përballet me këtë sfidë.

 “Ju si ministër duhet t’i hulumtoni gjetjet e Entit Shtetëror të Revizionit. Në raport janë dhënë disa shembuj konkret, janë lokuar marrëveshje që janë lidhur me vlerë ku vlera e vlerësuar e buxhetit të SHA EMV nuk është në vlerë që është marrë me ofertën pas procedurës së zbatuar për furnizim publik. Ajo do të thotë se lidhet marrëveshje sipas buxhetit të EMV-së dhe jo oferta më e ulët që është dhënë. Këtë e tregon Enti Shtetëror i Revizionit”

Qeveria i ka bërë thirrje opozitës që të mbështesë shpalljen e situatës së krizës që të hapen mekanizmat qeveritare për menaxhimin e krizës.

“Flisni për kontakte. Do t’ua përsëris edhe njëherë, publikoni kontaktet, unë personalisht t’i paraqitem zotërit Mickoski nëse ka nevojë. Nëse nuk dëshiron t’i publikon në opinion le t’i dorëzojë tek unë, unë do t’i bëj publike, do t’i dorëzojë në EMVm nëse më të mirat, më të volitshme dhe të shohim në mënyrë shtesë se prej cilit burim janë, sepse flasim për gjendje krize në nivel global. Ka sanksione të caktuara, ka çështje të caktuara që nuk mund t’i bëj shteti, ne jemi anëtare e NATO-s, kemi filluar negociatat me Bashkimin Evropian”.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka bërë thirrje që të respektohet afati me qëllim që situata e krizës të fillojë nga 1 Tetori që të sigurohen energjensat dhe ngrohja për qytetin e Shkupit para fillimit të sezonit të ngrohjes më 15 Tetor.

Klan Macedonia