Shqipëria humbi edhe dy pozicione në klasifikimin e FIFA-s. Kombëtarja renditet e 58-a për muajin Qershor pas 2 humbjeve me Kosovën dhe Ukrainën.

Ngjitje tjetër për Kosovën që tani është 141, një rekord për përfaqësuesen tjetër shqiptare.

Në krye të klasifikimit nuk ka shumë ndryshime. Spanja tashmë është e dhjeta, duke këmbyer vendin e tetë me Poloninë. Në vendin e parë mbetet Gjermania e ndjekur nga Brazili dhe Belgjika.

Tv Klan