Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Gazetarja:- Ka ndodhur ndonjëherë ta fillosh ditën pa kafe?

Qytetarja:- “Jo asnjëherë. Gjithmonë mundohem edhe po të jem vonë për punë, puna e parë që bëjë do pi kafen”.

Konsumi i kafesë ekspres në Shqipëri është shumë i madh dhe kjo e rendit vendin tonë pas Italisë, si një ndër tre vendet e botës ku përdoret kafeja më e mirë ekspres. Rreth filxhanit të kafesë është e zakonshme që të diskutohen problemet familjare, të punës, të shëndetit, por dhe thashethemet shijojnë më shumë me një filxhan kafeje përpara.

Nëse tek ne mungojnë statistikat e konsumit të kafesë në Itali sipas sondazheve, pihen në ditë 70 milion filxhan kafeje. Pra Italia shënon rekord botëror për konsumin e kafesë. E pavarësisht nga propagandat pro dhe kundër, duket se kafeja tashmë është kthyer në një stil jetese tek ne./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori