Makineri ushtarake midis të cilëve burdozerë, skavatorë dhe makina që shërbejnë për shtrimin e rrugëve u shkarkuan nga bordi i tragetit “Marco 5” në Portin e Durrësit. Këto makineri së bashku me 40 mjete të tjera të rënda të shkarkuar në këtë port detar do të shërbejnë për shtrimin e 18 kilometrave rrugë në aksion Milot-Kukës.

Ky është një investim që do të kryhet tërësisht nga forcat ushtarake të NATO-s në Shqipëri. Me këtë rast ka mbërritur dhe grupi i ekspertëve dhe ushtarakëve amerikanë dhe grupi i xhenierëve të NATO-s që do të punojnë në shtrimin e rrugës Milot-Kukës. Gjatësia e kësaj rruge është 150 kilometra dhe ka shumë mundësi që të shtrohet nga forcat e NATO-s. Shtrimi i kësaj rruge do të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme komunikimin rrugor me Kosovën./tvklan.al