Nuk është përcaktuar takimi i radhës, PD pritet të çojë propozime

Objekti i hetimit për dy komisione hetimore që kërkon PD, për sistemin TIMS dhe koncesionet në Shëndetësi janë bërë shkak që diskutimet në Konferencën e Kryetarëve të shtyhen për një ditë tjetër, ende të papërcaktuar.

Takimi ishte parashikuar të zhvillohej këtë të martë, në orën 13:00, një ditë pas arritjes së marrëveshjes në parim mes PS-së dhe PD-së për t’i dhënë fund kaosit në jetën parlamentare.

Kërkesa për ngritjen e dy komisoneve hetimore u pranua nga mazhoranca, por me kushtin që të zhvillohen me ligjin e ri të ndryshuar nga vetë ata. Një ligj që Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë të PD e kundërshtojnë dhe e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Madje, sipas Gazment Bardhit këto komisione nuk mund të ngrihen pa u shprehur Gjykata.

Për Reformën Zgjedhore konsensusi ishte më i lehtë, për sa kohë që pas datës 21 mars, nuk do të ketë një komision që bashkëkryetar të PD ka Enkelejd Alibeajn. Diskutimet parashikohen të kalojnë në nën komisionin për reformat, një organ i ri në Parlament me përfaqësues nga grupimi i Gazment Bardhit dhe PS.

Klan News