Ende pa kaluar entuziazmi që iu dhanë shqiptarët e Athinës, socialistët po organizohen për takimin e radhës me shqiptarët në Itali. Ligjvënësit braktisën axhendën parlamentare në mbledhjen rutinë të grupit për t’u fokusuar te puna që secili prej deputetëve duhet të bëjë për takimet e radhës të kryeministrit në Diasporë. Porosia e Bledi Çuçit ishte shfrytëzimi i çdo lidhjeje për organizimin në Milano.

Bledi Çuçi: Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale, të angazhohen për takimin e radhës pas dy javësh në Milano. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim.

Një ditë më parë, kryeministri Rama u prit nga mijëra shqiptarë në Athinë. Në 26 maj, do të udhëtojë drejt Milanos ku do të pritet nga shqiptarët që prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Itali. Takimi i radhës do të jetë në Londër, ndërsa turi do të përmbyllet në 26 qershor në Gjermani.

Klan News