Pasi mbledhja e komisionit hetimor për “Sterilizimin” dhe “Check-Up” u bojkotua për herë të tretë nga PS, kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi deklaron se për këtë situatë ka njoftuar edhe faktorët ndërkombëtarë në vendin tonë.

Në përfundim të mbledhjes së grupit, Bardhi tha se PD do të përdor çdo mjet kushtetues për të bërë të mundur hetimin parlamentar.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi: Edhe partnerët tanë ndërkomëbatër që nxitën dialogun mbi atë ç’ka po ndodh me këtë komision do të jeni të sigurt që do t’i përgjigjemi me çdo mjet demokratik që lejon Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për të mos lejuar asnjë pengim të hetimit parlamentar.

Nuk përjashtoi mundësinë e rikthimit të aksionin të opozitës në Parlament.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi: Sa herë të cënohen të drejtat e deputetëve të opozitës do të keni reagim të deputetëve të opozitës.

Teksa akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama për sulm të koordinuar ndaj SPAK, nuk i kurseu ironitë ndaj Lulzim Bashës.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi: Bashkëbisedimet me veten i kam lënë t’i zhvillojnë në mënyrë permanente. Vendimi jonë politik është që kushdo ka vendosur të bëjë opozitën e opozitës do të duhet të flasë me veten. Tani se kush flet me veten ju besoj e dini dhe ne i kemi lënë të flasin me veten dhe do të vazhdojnë të flasin me veten.

Edhe pse ditën e enjte Parlamenti do të votojë për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, Bardhi i bëri thirrje PS që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Klan News