Shtyllat e Krijimit! Ky është emri i dhënë për kompozimin spektakolar të përbërë nga 32 foto të shkrepura në Mjegullnajën e Shqiponjës. Janë sasi pafund gazrash dhe pluhurash kozmikë, rreth 6,700 vjet dritë larg nesh dhe fotot e mrekullueshme janë shkrepur nga teleskopi hapësinor Hubble.

Sipas shkencëtarëve, këto shtylla gazrash yjorë, shtrihen vertikalisht për rreth 4-5 vjet dritë, që është e njëjta distancë mes Diellit tonë dhe yllit më të afërt me të, Proxima Centauri.

Teleskopi Hubble u hodh në orbitë në 24 Prill 1990 dhe imazhet janë realizuar me dritë infra të kuqe, që është në gjendje të penetrojë gazrat e pluhurat e këtyre kolonave madhështore Kozmike.

Shkencëtarët po i studiojnë këto foto për të kuptuar se çfarë gjendet brenda tyre, pasi duket se ekzistojnë tipologji të ndryshme yjesh, që nga ato që janë në fazën fillestare të krijimit e deri tek yjet e evoluar.

Klan Plus