Ned Beatty ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, me role në 150 filma

Ylli i kinematografisë amerikane Ned Beatty , ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

 “Ned ndërroi jetë nga shkaqe  natyrore të dielën në mëngjes, i rrethuar nga familja dhe të dashurit e tij”, tha për mediat e huaja menaxheri i tij.

Ai  spikati me rolet tek filmi ‘Superman’ dhe “Deliverance’’

Ned ka qenë pjesë e më shumë se 150 filmave dhe shfaqjeve televizive. Ai rrëmbeu zemrat e publikut tek filmi Superman.

Ishte roli i tij në filmin  “Network” që e  i dha atij nominimin si aktori më i mirë dytësor në Oscar. Ai lindi në 1937 në Louisville dhe  u rrit në Lexington ‘Teatri ishte vendi ku njerëzit morën emocionet e tyre më të vërteta dhe folën për gjërat për të cilat nuk flisnin në jetën e përditshme. Ka thënë ai për Associated Press në 1992 ku ai tregonte dashurinë e madhe për teatrin dhe kinematografinë .

Filmi i Supermanit u risoll në forma të ndryshme vite më vonë dhe ky superhero u bë veçanërisht i dashur për fëmijët.

Klan News