Meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Rudina” në Tv Klan, tha se luhatjet e temperaturave do të vazhdojnë përgjatë gjithë 15 ditëshit të parë të Qershorit.

Ndërsa 15 ditëshi i dytë i këtij muaji, tha Osmani, do të jetë ai që do të sjellë edhe kthjellimet në territorin shqiptar.

Rudina: Gjatë fundjavës do të kemi kohë me diell? Mund të lëvizin njerëzit të shkojnë pranë detit?

Hakil Osmani: Në fakt po, pasi pritet që fundjava të sjellë më shumë kthjellime, zonat bregdetare të jenë më të favorshme persa i përket pushimeve, pasi pritet që kthjellimet të jenë të dukshme në territorin shqiptar duke bërë që vlerat të kenë rritje të tyre duke shkuar nga 29-30 gradë Celsius në zonat perëndimore.

Rudina: Qershori do të vazhdojë të jetë i tillë, me ulje ngritje të temperaturave dhe i pastabilizuar?

Hakil Osmani: Në fakt, 15 ditëshi i parë pritet të mbyllet me prezencë të dukshme të vranësirave, shirave dhe rrebesheve, ndërsa 15 ditëshi i dytë do të na sjellë kthjellimet në territorin shqiptar duke bërë që edhe temperaturat në zonën e ultësirës perëndimore të shkojnë 30 dhe mbi 30 gradë celsius në shumë ditë. Po ashtu, rritje të ndjeshme do të ketë edhe në zonat malore, ku vlerat maksimale do të shkojnë edhe mbi 27 gradë Celsius.

/tvklan.al