Përdorimi gjithnjë e më i madh i teknologjisë shkakton probleme me sytë duke shkaktuar kruajtje, acarim dhe skuqje të tyre. Acarimi i syve sidomos kur mbani syze çon në fërkim të tyre dhe kjo rrit shanset për infeksion.

Ekspertët rekomandojnë disa praktika dhe udhëzime për një kujdes të mirë për sytë. Mbajtja e një higjene personale është mjaft e rëndësishme. Dezifenktoni vazhdimisht kornizën e syzeve së bashku me kutinë në të cilën i vendosni.

Lani duart tuaja për 20 sekonda, përpara se të prekni syzet dhe shmangni prekjen e syve.

Nëse mbani lente sigurohuni që t’i pastroni gjithmonë pas heqjes. Bëni dezinfektimin e tyre sipas udhëzimeve të mjekut.

Hapi i parë i dezinfektimit të lenteve është që t’i lani duart me sapun për 30 sekonda dhe t’i shpëlani mirë. Këshillohet pastrimi i lenteve me ujë të ngrohtë dhe më pas tharja e tyre me një leckë të pastër dhe të butë./tvklan.al