Vazhdojnë protestat për testin e Gjuhë-Letërsisë

Ndryshe nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët e gjimnazeve të Tiranës dolën më të qetë dhe të sigurtë nga testi i Matematikës. Shkalla e vështirësisë sipas tyre ishte mesatare dhe koha prej 2 orë e 30 minutash ishte e mjaftueshme.

“Ishte nivel mesatar, krejt ndryshe nga Letërsia”.

“Mjaftoi koha, i mbylla për 90 minuta”.

“I lehtë ishte. E patëm sërish Turin në provim, por këtë herë ishte në rregull”

Maturantët ndodheshin në provim teksa kjo tezë qarkulloi nëpër rrjetet sociale. Ata që pyesim thonë se administrimi në klasat e tyre ishte i rregullt.

“Jo, ne as nuk kemi komunikuar me njëri-tjetrin”.

“Nuk na u lejuar të kopjonim e të flisnim”

Pas provimit, një grup i vogël maturantësh iu drejtuan Ministrisë së Arsimit duke vijuar protestën ndaj testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Kërkesa e tyre mbetet për të hequr nga skema e vlerësimit 6 pyetjet që ishin jashtë programit orientues.

Tv Klan