Një natë tjetër jashtë për emigrantët shqiptarë

Vetëm mund të imagjinohet trauma e familjes shqiptare që në orën 22:00, pas një dite të gjatë të kaluar mes radhëve të pafundme drejt kufirit, pa t’i ulej trau i doganës, sipas rregullit të vendosur më parë nga grekët, për të pushuar gjatë natës deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Kjo ishte një ditë e kaluar mes mundimesh dhe stresi për mijëra emigrantë shqiptarë që nxituan të kthehen në shtëpitë e tyre, kur Greqia njoftoi se kalimi pas dates 16 Gusht do t’i kushtonte karantinën 7 ditore dhe nuk mund të kryhej megjithëse kishe me vete testin e tamponit.                                                                     

Radha arriti në disa kilometra gjatë ditës dhe temperaturat e larta vetëm ia shtuan lodhjen nëpër makinat, ku nuk mungonin të moshuar dhe fëmijë.

Raste si ky i këtij polici, që merrte ryshfet për të kaluar mjetet pa radhë, nuk kaluan në indiferencë si zakonisht. Më vonë ky polic u pushua nga puna.

Në Kapshticë emigrantët kanë pritur mbi 5 orë për të kryer procedurat në doganën shqiptare. Për të përballuar fluksin policia shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa situata është zgjidhur gjatë orëve të pasdites.
Probleme ka edhe në qarkullimin e mjeteve, ndaj për të normalizuar situatën krahas policisë rrugore janë aktivizuar edhe grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcës.

Tv Klan