Amerika përfshihet nga flakët

Shtete e Bashkuara të Amerikës përveç problemeve të shumta nga koronavirusi tashmë duhet të përballen edhe me zjarret e shumta që kanë përfshirë disa shtete. Në Los Angeles situata është alarmante pasi flakët janë shumë pranë shtëpive dhe rrezikojnë edhe banorët. Flakët dogjën dhe shkatërruan  më shumë se 10 mijë hektarë në Pyllin Kombëtar të Anxhelesit pranë autostradës 5.

Disa orë pasi shpërtheu zjarri shfaqi një sjellje ekstreme dhe alarmante, në një moment duke formuar një vorbull flakërues të ngjashëm me tornadon. Megjithëse një fenomen i tillë, i referuar zakonisht si një tornado zjarri ose vorbull zjarri, nuk është i paparë në Kaliforni, ai tregon intensitetin me të cilin zjarri dogji më shumë 10.500 hektarë pyje dhe shkatërroi tre struktura. Më shumë se 5,000 ndërtesa u evakuuan sipas Departamentit të Zjarrit të Qarkut në Los Angeles.

Zjarrëfikësit po luftojnë me flakë pa reshtur. “Ky do të jetë një zjarr i madh për disa ditë,” tha Shefi Kombëtar i Zjarrfikësve Robert Garcia gjatë një konference për shtyp. Sipas autoriteteve evakuime dhe mbyllje rrugësh janë duke u zhvilluar në zonë.

Klan Plus