Rama: Do sjellim një filial universiteti për mjekësi dhe infermieri nga Turqia

Për pak ditë, Spitali Memorial i Fierit do të jetë gati. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet e fundit në investimin që po realizohet falë mbështetjes së qeverisë së republikës së Turqisë.

Duke parë ambientet e spitalit gati të përfunduara, Rama tha se në mandatin e tretë do të përpiqet të sjellë nga Turqia filialin e një universiteti për Mjekësi dhe Infermieri, që do të ngrihet pranë spitalit.

Ministrja e Shëndetësisë tha se Spitali i ri i Fierit është duke u pajisur plotësisht me aparatura mjekësore. Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se deri tani janë 424 aplikantë për t’u punësuar në këtë spital, ndërkohë që u shpreh se aplikimet për këtë spital mbyllen në datë 7 Prill. Spitalin e Ri Rajonal i Fierit hap dyert për pak ditë, me një ekip turko-shqiptar.

Tv Klan