Hitparade i absurdit shqiptar.

Një rrugën e Belshit, kope me bagëti i kanë ndërprerë rrugën makinave, duke u bërë rrezik për aksidente. Në një nga plazhet e vendit, është vënë një tabelë, që tregon oraret e shpëtimit në det. Dy qen janë fotograguar duke bërë fushatë elektorale, njëri me kapelen e PS-së dhe tjetri me kapelen e PD-së. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Skandali/ I heqin kempin pas 17 vjetesh dhe i kerkojne te ktheje 4 milione leke.

Ndodhemi në njësinë administrative nr. 3, në zonën e Maternitetit të Ri. Kemi ardhur për Fiorentinën, vajzën 17 vjecare, e cila nuk merr pagesën e kempit.Kozeta Cara, nëna e vajzës,tregon, se e bija vuan nga hidrocefalia, epilepsia dhe ka edhe statusin e të verbrit. Ajo nuk flet dhe nuk është e aftë për asgjë. Që kur ishte 9 muajshe, vajza ka marrë kemp. Por në tetor i është shkëputur dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje, se pse. I thuhet vetëm, që duhet ta cojë të bijën në kemp epror. Prej 6 muajsh, nuk merr as kujdestari dhe as kemp.Ne u interesuam pranë Drejtorisë së Shërbimit Social dhe na u tha, se komisioni i nivelit të parë, ka vendosur, që të shkëputet kempi, pasi mjekët e QSUT-së dhe Shërbimi i Neurokirurgjisë, kanë bërë një gabim, nuk kanë shkruar para-tetraplegjik, por tetraparezë, që është gradë e lehtë. Megjithatë ky vendim është nul, pasi është ankimuar në Kemp Epror dhe në mbledhjen e rradhës, do të merret vendimi për Fiorentinën.Ne jemi rikthyer në njësinë administrative numër 3, për shkak të një vendimi, që përcakton, se Fiorentina,ka marrë më shumë para, sesa i takonin, ndaj tani familja e saj duhet të kthejë 4 milionë lekë të vjetra, për shkak të një gaimi të një punonjëseje.

Soldariteti/ Stop dhe Fundjave ndryshe bejne me shtepi familjen Sina ne Peqin.

Emisioni Stop dhe Albtelecom kanë shpërndarë ndihma në Berat e Skrapar, në familje në nevojë, si dhe kanë shlyer borxhet në disa supermarkete, që familje të varfra kishin për ushqime.Rudina Kurti, punonjëse e Albtelekom, thotë, se kolegët e saj, kanë kontribuar për të gëzuar familjet në nevojë.Vite më parë, kryefamiljari i familjes Sina ndërroi jetë tragjikisht nga hemoragjia cerebrale. Prej asaj dite, për të shoqen, Shpëtimen dhe dy fëmijët e vegjël, Alvin dhe Bleonën, nisi mjerimi. Shpëtimja ka sakrifikuar çdo gjë, edhe shëndetin e saj, për të rritur fëmijët.Por ajo ishte krejt e pafuqishme t’u jepte atyre një strehë. Jetonin në një shtëpi të vjetër e rrënuar në fshatin Garuje në Peqin. Pasi u njoh me rastin “Fundjavë Ndryshe” bëri të mundur ndërtimin e një shtëpie të re. Vec kësaj, Shpëtimja dhe fëmijët e saj, do të vazhdojnë të marrin mbështetjen e “Fundjavë Ndryshe” për çdo nevojë.